Ish-miss Kosova, Agnesa Vuthaj, sot ka raportuar në Policinë e Kosovës se në shtëpinë e saj në Çagllavicë kanë hyrë hajnat dhe i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe stolish të çmuara nga ari.
Demokracia.com raporton se shtëpia e Vuthajt në Çagllavicë ka qenë objektiv i hajnave dhe asaj i është vjedhur një sasi e madhe e parave “kesh” (para të gatshme) dhe stolive të arit.
Vjedhja mësohet se është raportuar edhe nga vetë ajo në Policinë e Kosovës.
Vuthaj, pasi i ka dëgjuar pyetjet rreth vjedhjes në shtëpinë e saj, e ka ndërprerë thirrjen dhe më nuk është lajmëruar fare.
Pre e hajnave gjatë muajit të kaluar ka qenë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, të cilit në banesën e tij, u vodhën 50 mijë euro cash.