Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se nuk është ftuar nga Prokuroria e Shtetit lidhur me rezervat shtetërore.
Ajo shtoi se nuk është në dijeni nëse është nën hetime apo jo, raporton EO.
“Unë nuk jam ftuar asnjëherë nga askush për asgjë. Nuk e di që jam nën hetime”, tha Hajdari.
Mediet raportuan se Hajdari po hetohet nga Task-Forca, nën dyshimin se keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak të keqpërdorimit të rezervave shtetërore, përkatësisht në lidhje me blerjen e miellit dhe vajit, për të cilat është dëmtuar buxheti i shtetit.
Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, aktualisht është duke hetuar së paku pesë ministra dhe një zëvendësministër të Qeverisë së Albin Kurtit.