Gucati nesër do ta ketë paraqitjen e parë para Dhomave të Specializuara

Dhomat e Specializuara njoftuan se kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati do të bëjë paraqitjen e parë para këtyre dhomave më 1 tetor.

Paraqitja e parë do të jetë në formë të seancës publike dhe mund të përcillet edhe përmes video-linkut, thanë Dhomat e Specializuara.

Dhomat e Specializuara njoftuan se kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati do të bëjë paraqitjen e parë para këtyre dhomave më 1 tetor.

Paraqitja e parë do të jetë në formë të seancës publike dhe mund të përcillet edhe përmes video-linkut, thanë Dhomat e Specializuara.

Gucati u arrestua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, nën dyshimet për pengim të drejtësisë.

“Ka dyshim të bazuar se zoti Gucati ka mbajtur tri konferenca për media më 7, 16 dhe 22 shtator, 2020, ku ai ka shpërndarë ose ka bërë të qasshme për mediat informacione dhe dokumente konfidenciale dhe jopublike që kanë të bëjnë me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe nuk ka intervenuar kur Nasim Haradinaj (nënkryetari i OVL të UÇK-së) ka përmendur emrin e një dëshmitari dhe ka dhënë informacione lidhur me vendin ku ai banon dhe të dhëna të tjera personale”, thuhej në fletarrestin e lëshuar për Gucatin.

Gucati u arrestua në zyrat e OVL të UÇK-së më 25 shtator, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar kreu një aksion bastisjeje që zgjati më shumë se tetë orë. Po të njëjtën ditë u arrestua edhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, i cili po ashtu dyshohet se ka penguar drejtësinë. Haradinaj bën paraqitjen e parë para gjykatës më 29 shtator.

Tri herë radhazi, OVL e UÇK-së mbajti konferenca për media ku u shpërndanë materiale që pretendohet se janë dokumente konfidenciale të Gjykatës Speciale.

Përmbajtja e këtyre dokumenteve është e panjohur dhe ende nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, kanë selinë në Hagë dhe merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.