Ka nisur seanca e parë në Speciale kundër kreut të OVL-UÇK, Hysni Gucati.
Me të nisur seanca, avokati i Gucatit ka kërkuar që klienti i tij të mos fotografohet bashkë me oficerët e sigurimit në sfond apo në fotografi, shkruan lajmi.net.
“Unë kam kundërshtinë që në këto fotografi të mos jenë të pranishëm oficerët e sigurisë”, ka thënë ai.
Kësaj kërkese i është përgjigjgur gjykatësi.
“E kam të qartë, kërkoj që të mos bëhen fotografi me klientin tuaj me oficerët e sigurisë. Kjo është praktikë e zakonshme që në një tribunal ndërkombëtar, kur një i dyshuar apo akuzuar është në paraburgim, është i shoqëruar me oficerë të sigurimit”, ka thënë gjykatësi.
“Prokurori është në favor të prezencës së oficerëve të sigurimit”, është përgjigjur prokuroria.
Avokati ndërkohë tha se kjo ishte pikë e shkurtër, dhe në të ardhmen e seancës do të ketë edhe kërkesa tjera.
“Ishte kjo një pikë e shkurtër zoti gjykatës, dhe në të ardhmen ndoshta do të bëj parashtrime tjera”, tha avokati.
Ndërkaq, në fund gjykatësi ka kërkaur nga fotografja që të mos bëhen fotografi të Gucatit ku duken edhe oficerët e sigurisë.
“Zonja fotografe bëni fotografinë e të dyshuarit nga afër, pa pasur në sfond fotografinë e oficerëve të sigurimit”, tha gjykatësi francez, Nicollas Guillou.