25 shtator 2020 ishte dita kur ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan nga hetuesit e Gjykatës Speciale në Prishtinë me pretendimin se publikuan dokumente të Speciales.
Dokumentet ishin sjellë nga persona të panjohur (të maskuar) në zyrat e OVL-së së UÇK-së gjatë vitit 2020.
Gjykata Speciale mori vendim që Gucati e Haradinaj të dënohen me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë.
Kësisoj, vuajtja e dënimit me burg do të përllogaritet që nga periudha kur dy krerët e OVL të UÇK-së ndodhen në paraburgim.
Në bazë të vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale, dy ish-drejtuesit e OVL-UÇK do të lirohen në mars të 2025-s. Përllogaritet të qëndrojnë në burg edhe 2 vjet e 10 muaj të tjerë.
Ndryshe, trupi gjykues, në seancën finale theksuan se Haradinaj dhe Gucati qëllimshëm kishin zbuluar informacionet e mbrojtura dhe rrezikuan dëshmitarët.