Pas pritjes së gjatë, Pep Guardiola më në fund e fitoi Ligën e Kampionëve.
Pas 12 vjetësh, trajneri spanjoll e ngriti lart trofeun e çmueshëm evropian, duke ia siguruar Manchester Cityt trofeun e parë në histori.
Në një intervistë dhënë për “Ole”, ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut i shpjegoi ndjenjat e tij.
“Si jam ndier? Nuk e di, asgjë speciale. Kam menduar të flija, madje as nuk kam pirë shumë gjatë festimeve, e kisha ndërmend të pushoja. E vërteta është se jam i lumtur për shumë gjëra që më vijnë në mend. Liga e Kampionëve është një kompeticion mjaft i vështirë për t’u fituar, e dimë të gjithë, dhe është diçka që ndodh rrallë në jetë. Kështu që, ta fitosh përsëri dhe në këtë klub që më ka pritur kështu aq mirë, është diçka mjaft e bukur”, u shpreh Guardiola.
“Sot jemi mjaft të lumtur, por në fund kemi mundur të barazonim apo të humbnim. Në fund, në sportin e këtyre niveleve të larta si këto, detajet e bëjnë diferencën. Dhe, detaji ishte dëshira për të fituar, të cilën e kishim të gjithë ne. Jo vetëm lojtarët, por i tërë klubi dhe krejt personat. Ishte gjithmonë e vështirë për ne që ta realizonim këtë ëndërr dhe në fund ia dolëm. Por, kjo nuk na ndryshon, nuk më ndryshon as mua”, vazhdoi trajneri i suksesshëm spanjoll.
“Sot jemi mjaft të lumtur dhe të kënaqur, por e di se në të kaluarën kemi mundur të fitonim dhe këtë radhë kemi mundur të humbni. Në ligë fiton kush është më i miri, por në Champions duhet të kesh edhe fat, duhet të jetë gjithçka e shkruar. Mos ma kërkoni përse, por janë mijëra detaje në një sezon që të sjellin tek mendimi se ‘këtë vit na takon ne’. Dhe, kështu ishte. Kjo Ligë e Kampionëve ua jep kuptimin pesë titujve të Premierligës që i kemi fituar”, përfundoi Guardiola.
Ai e kishte fituar Ligën e Kampionëve dy herë me Barcelonën, ndërsa ky ishte trofeu i tretë për të./Express