Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ishte i kënaqur me fitoren e tyre të thellë 4-0 në udhëtim te Brighton të enjten mbrëma.
City mori një fitore të lehtë te Brightoni falë dy golave të Kevin de Bruyne dhe nga një të Phil Foden dhe Julian Alvarez.
“Jap shumë merita sepse e njoh kundërshtarin me të cilin përballemi. Brighton ka qenë duke luftuar me shumë mungesa këtë sezon. Edhe pse ata ende luajnë me guxim dhe nuk dorëzohen kurrë, ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Por është një rezultat i mirë për ne, shumë i mirë. Ne shënuam katër gola, ky është çelësi. Ne folëm si ekip që nëse nuk do të kishim topin do ta vuanim. Lojtarët e bënë shumë mirë”.
“E thashë më parë, atë që kemi bërë në të kaluarën, nuk do të thotë se do ta bëjmë në të ardhmen. Kanë mbetur edhe pesë ndeshje, ne e dimë se diferencat janë shumë të ngushta. Duhet të fitojmë secilën ndeshje. Çdo ndeshje ne jemi më afër”.
I pyetur nëse titulli tani luftohet vetëm mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, trajneri e shtoi edhe Liverpoolin.
“Nuk është. Ajo që ndodhi me Liverpoolin , dy humbje radhazi, mund të ndodhë me Arsenalin, mund të ndodhë me ne. Ajo që është e rëndësishme është që ne ende jemi atje. Ka shumë lojëra për të luajtur”, përfundoi trajneri i Cityt.