Manchester City ka konfirmuar se trajneri Pep Guardiola së bashku me shtatë lojtarë të ekipit dhe disa anëtar tjerë të stafit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë izoluar tashmë.
Vala e re e infektimeve me coronavirus po vazhdon të bëjë kërdi tek shumë klube evropiane, ku njëra nga to padyshim se është City.
Është vet klubi anglez që ka njoftuar sot se trajneri Pep Guardiola, asistenti i tij dhe shtatë lojtarë të ekipit të parë janë të infektuar.
“Pep Guardiola do të humbasë udhëtimin e nesërm (e premte) në FA Cup ndaj Sëindon Toën pasi doli pozitiv me Covid-19. Menaxheri regjistroi një test pozitiv të martën së bashku me asistentin Juanma Lillo”.
“Të dy tani janë të izoluar, së bashku me një numër rastesh të tjera pozitive brenda ekipit të parë të Cityt”.
“Kjo e çon në 21 numrin e atyre që janë izoluar për arsye të lidhura me Covid. Nga ky numër, 14 janë staf dhe shtatë janë lojtarë të ekipit të parë”, thuhet në njoftimin e Cityt.