Një grua nga Podujeva ka raportuar të shtunën se është keqtrajtuar seksualisht nga një i afërm i bashkëshortit të saj.
Siç bëhet e ditur të dielën në raportin 24-orësh të Policisë, viktima ka raportuar se sulmi seksual ka ndodhur në vazhdimësi derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.