Në korrik të vitit 2021, transferimi i Antoine Griezmann tek Barcelona bëri bujë të madhe. Barça pagoi plotë 130 milionë euro për sulmuesin francez.
Por, këtë shifër të lartë, Griezmann nuk arriti ta dëshmoi në Barcelonë, pasi nuk kishte paraqitje edhe aq të mira.
Francezi ishte pjesë e ekipi katalan në sezonin 2019-20, 2020-21 dhe 2021-22. Gjatë kësaj periudhe Griezman zhvilloi 102 ndeshje zyrtare me fanellën e 5 herë kampionëve të Evropës. Ai realizoi 35 gola e dhuroi 17 asistime në të gjitha garat, ndërsa fitoi vetëm trofeun e Kupës së Mbretit në edicionin 2020-21.
Pasi e mbylli aventurën me Barçën, Antoine Griezmann u ri-bashkua me Atletico Madridin. Fillimisht si huazim e më pas ky ekipi i fundit e pagoi Barcelonën 20 milionë euro për sulmuesin francez.
Edicionin e parë kur u kthye tek Atletico Madrid, 32 vjeçari nuk pati shumë minuta. Megjithatë, tani trajneri Diego Simeone e ka besimin e plotë tek francezi në sezonin aktual.
Antoine Griezmann ka zhvilluar 41 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. E brenda këtyre paraqitjeve ai ka realizuar 12 gola e ka dhuruar 13 asistime për shokët e ekipit.