Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka bërë historinë në La Liga të shtunën teksa ka thyer një rekord që paraprakisht e mbante Lionel Messi.
Griezmann ishte pjesë e formacionit titular në ndeshjen ndaj Espanyolit të shtunën, aty ku ndeshja përfundoi baras me rezultat 1-1.
Kjo paraqitje ishte e 521-të për reprezentuesin francez në elitën e futbollit spanjoll, më së shumti nga lojtarët e huaj, duke thyer rekordin që më parë e mbante Messi tek Barcelona me 520 paraqitje.
Ndonëse në nivel personal ky rekord mund ta ketë kënaqur Griezmannin, ai është ndarë i zhgënjyer për faktin se nuk arritën të arkëtojnë pikët e plota në udhëtim.

E ardhmja e tij në fakt ka qenë një temë diskutimi tash e sa kohë, pasi ka pasur thashetheme që e lidhnin atë me një kalim të mundshëm në MLS.
Pjesa më e madhe e paraqitjeve të Griezmann në La Liga kanë ardhur si lojtar i Atletico Madridit.
Ai numëron 306 paraqitje për ekipin e Diego Simeones, teksa ka 174 paraqitje për Real Sociedadin dhe 74 sosh për Barcelonën.
Atletico Madridi do të rikthehet sërish në aksion të mërkurën, ku do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë ndaj Barcelonës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në Kupë kishte dhuruar spektakël duke u mbyllur me shifrat 4-4./Telegrafi/