Policia Kufitare e Aeroportit të Prishtinë, ka informuar informon pasagjerët se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, pritet që gjatë ditës së sotme të anulohen fluturimet për në aeroportet gjermane,
Anulime mund të ketë përkatësisht atje ku ka linja direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Për shkak të kësaj situate, udhëtarët që kanë fluturime për në destinacione gjermane mund të përballen me vonesa ose anulime.
“Njoftim me rëndësi nga Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” . Ju njoftojmë, se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte”, thuhet në njoftim.
Greva njëditore e punëtorëve në 13 aeroporte gjermane, duke përfshirë qendrat e Frankfurtit dhe Mynihut dhe të gjitha destinacionet e tjera kryesore të vendit, ka shkaktuar anulimin e shumicës së fluturimeve të hënën më 10 mars.
Më shumë se gjysmë milioni njerëz mund të përballen me ndërprerje të udhëtimit sot në të gjithë vendin, me më shumë se 3,400 anulime të pritshme të fluturimeve, sipas Shoqatës Gjermane të Aeroporteve ADV, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Pasagjerëve u është kërkuar të mos udhëtojnë në aeroporte dhe janë këshilluar që të kontaktojnë kompaninë e tyre ajrore ose operatorin turistik për informacion në lidhje me rezervimin e ri ose opsionet alternative të udhëtimit.
Greva e sindikatës së punëtorëve të shërbimit ver.di synonte aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hannoverit, Berlinit, Duseldorfit, Dortmundit, Këlnit/Bonit, Leipzig/Halle, Shtutgartit dhe Mynihut.