Në seancën administrative të mbajtur sot, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese e kanë zgjedhur gjyqtaren Gresa Caka-Nimani, kryetare të Gjykatës Kushtetuese.
Gjyqtarja Caka-Nimani do të fillojë të ushtrojë detyrën e Kryetares të Gjykatës Kushtetuese më 26 qershor 2021, pasi që të përfundojë mandati i kryetares aktual Arta Rama-Hajrizi, njofton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Kushtetueses:
Në seancën administrative të mbajtur të hënën, më 17 maj 2021, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në përputhje me nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur Kryetar të ri të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtaren Gresa Caka-Nimani.
Gjyqtarja Caka-Nimani do të fillojë të ushtrojë detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor 2021, pasi që të përfundojë mandati i kryetares aktuale të Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi.
Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është tri vjet.