Sporti i Atletikës ka thyer barrierat pasi ka arritur të paraqitet në Kampionatin Botëror të Sallës, që po mbahet në Beograd të Serbisë.
Atletja Gresa Bakraqi u përfaqësua me inicialet KOS në fanellë, njësoj si të gjitha pjesëmarrëset tjera. Por shkaku i Kosovës organizatori dhe Federata Ndërkombëtare e Atletikës, kishin marr vendim që asnjë flamur i ndonjë shteti pjesëmarrës të mos shfaqet në stadium.
Megjithatë kjo garë nuk kaloi pa u diskriminuar Kosova pasi regjia serbe, nuk shfaqi flamurin e Kosovës tek emri i garueses, por vetëm shkurtesën KOS duke vërtetuar edhe një herë se politika serbe ndikon edhe në sport.
Reagimi ka qenë i menjeherëshëm nga Komiteti Olimpik i Kosovës që së bashku me Federatën Atletike të Kosovës janë ankuarnë Federatën Ndërkombëtare të Atletikës dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Gresa garoi në 1500 metra dhe doli e 17-ta nga 19 garuese, me kohë 4 minutë e 28.40 sekonda.