Shefja e zyrës së Greqisë në Kosovës, Heleni Vakali, ka thënë se vendi të cilin ajo e përfaqëson ka qenë vazhdimisht mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Kështu ka njoftuar zyra e Greqisë në Kosovë në llogarinë që ka në Facebook.
“Greqia ka qenë vazhdimisht një mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët”.
Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që janë jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane.
Në vitin 2012 Komisioni Evropian ka nisur dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën ndërsa në korrik të vitit 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Mbështetje liberalizimit të vizave i ka dhënë në vazhdimësi edhe Parlamenti Evropian.