Presidenti i SHBA-së, Donald Trump konsideron se “konflikti” 20-vjeçar mes Kosovës dhe Serbisë është menaxhuar në mënyrë të gabuar dhe ne jemi pyetur se çfarë mund të bëjmë ndryshe, ka vlerësuar të martën i dërguari i posaçëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell.
“Deri më tani, të gjithë janë përqendruar në politikë, dhe ne jemi të përqendruar në ekonomi. Ne duam që kapitalizmi të mbizotërojë në rajon, që përmes krijimit të vendeve të reja të punës të bëjmë atë që nuk kanë arritur tjerët, pasi u fokusuan në aspektin politik”, ka theksuar Grenell për një radio serbe në Chicago, për Radion Serbe në Çikago.
Grenell po ashtu tha se qasja e administratës Trump karshi politikës së jashtme është ndryshe.
“Qasja jonë ndaj politikës së jashtme është e ndryshme, ne nuk duam të ndërhyjmë në zgjidhjen e problemeve. Problemet duhet të zgjidhen nga ata që jetojnë atje”, tha tutje Grenell.
Roli ynë, shtoi Grenelli, është të “sigurojmë paratë për realizimin e projekteve, për të cilat besojmë se mund të kenë sukses, të përcjellim rrjedhën e atyre parave”.
Duke përshkruar se si rrjedhën negociatat midis dy palëve në Washington, Grenelli ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka qenë “negociator shumë i zorshëm” dhe se negociatat kanë qenë të zorshme pasi që të dyja palët kanë dashur më shumë.
Ndërsa, derisa u pyet për idenë e Mini-Schengenit, Grenelli ka sqaruar se SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në një gjë të tillë apo ta mbikqyrë, por se i pëlqen ideja dhe të gjithë duan të marrin pjesë në të.
“Prandaj edhe e kemi vënë në negociata, të shohim që edhe Serbia dhe Kosova të marrin pjesë në Mini-Schengen. Dhe njëmend na pëlqen ideja, është e mirë sa i përket bashkëpunimit tregtar dhe ndërtimit të organizatave multilaterale, të themeluara mbi bazën e krijimit të profiteve dhe punësimit të njerëzve”, ka thënë ai.
Ai ka sqaruar se gjatë negociatave kanë insistuar rreth asaj që për një vjet të ndërpriten përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, “në mënyrë që të mund të bisedohet rreth temave kryesore”.
“Nga ana tjetër, sa u përket raporteve mes Kosovës dhe Izraelit, administrata Trump konsideron se SHBA-ja duhet që në çdo mënyrë të tentojë ta ndihmojë Izraelin, që ndodhet në një ambient tejet armiqësor. Prandaj është me rëndësi ta përforcojmë grupin e shteteve që duan ta mbështesin Izraelin dhe në atë grup kemi dashur ta përfshijmë Kosovën”, ka thënë Grenelli.