Grenell për takimin e djeshëm Kosovë-Serbi: Ditë produktive, jam me shpresë

Në lidhje me takimin e djeshëm në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, është deklaruar sërish emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell.

Grenell me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se e djeshma ka qenë ditë produktive dhe se ka shpresë në lidhje me këtë çështje, shkruan lajmi.net.

“Ka qenë një ditë produktive, jam me shpresë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot në ditën e dytë të takimit mes Kosovës dhe Serbisë, do të jetë i pranishëm edhe vet presidenti amerikan, Donald Trump.

Ai fillimisht do të përshëndes liderët e Kosovës dhe Serbisë, e më pas do të ketë takim trilateral me kryeministrin Hoti dhe presidentin Vuçiq.

Siç është paralajmëruar, sot në Shtëpinë e Bardhë pritet të nënshkruhet një marrëveshje e karakterit ekonomik.