Ambasadori amerikan në Berlin dhe Emisari Special i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell,e ka konfirmuar se po largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani.
Konfirmimin e bëri nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter.
“E vërtetë”, ka shkruajtur ai duke e shpërndarë shkrimin e gazetës “Politico”.
Grenell mbante pozitën e drejtorit të përkohshëm të Inteligjencës amerikane.
Ai u zëvendësua para tre ditëve nga John Ratcliffe, në Senatin amerikan duke marrë 49 vota pro dhe 44 kundër.
Në shtator të vitit 2017, Richard Grenell u emërua ambasador në Gjermani nga Presidenti Donald Trump.