Ish-i i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, thotë se me fitoren e Donald Trumpit Amerika dhe bota ka shpëtuar.
Ai shkroi të mërkuren se fitorja dhe paqja do të vijë së shpejti.
“Ne e kemi mposhtur zgjimin e majtë. Paqja do të vijë së shpejti”, shkroi Grenell.
Ish-zyrtari amerikan është tallur me kandidaten e demokratëve, Kamala Harris, duke u shprehur se mosfitorja e saj minon demokracinë.