Klubi i Prodhuesve të Kosovës po organizon edicionin e 5-të të Green Business Expo, i cili këtë radhë do të jetë tërësisht virtual. Green Business Expo do të mbahet me 1 dhe 2 dhjetor, 2020 në businessexpo.greenkosovo.com . Organizimi i këtij edicioni bëhet në partneritet me GIZ Kosovo, Procredit Bank dhe Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
Green Business Expo do të jetë i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe angleze dhe do të vijë me një koncept inovativ dhe në nivel me panairet virtuale ndërkombëtare, ku pjesëmarrës do të jenë kompani nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnia dhe Hercegovina. Sektorët të cilët do të jenë pjesë këtë edicion janë: Ndërtimi dhe eco – enterieri, Efiçienca e energjisë, Energjia e ripërtërishme dhe Riciklimi.
Ky panair për 5 vite radhazi është një ndër aktivitetet më të rëndësishme për Bizneset e Gjelbra në Kosovë, dhe i cili ofron një platformë të rrjetëzimit për Bizneset e Gjelbra, institucionet qeveritare, donatorët dhe të gjithë akterët relevant.
Kompanitë pjesëmarrëse do të shfaqin produktet e tyre “të gjelbra” në Pavijonin e Gjelbër, në të cilin vitin e kaluar ishin 47 kompani pjesëmarrëse dhe u realizuan shitje potenciale me vlerë 1.3 milion gjatë dy ditëve dhe kishte rreth 6,630 vizitorë dhe 673 kontakte të vlefshme.
Që të jeni pjesë e këtij edicioni, ju lutemi vizitoni faqen paralajmëruese të panairit businessexpo.greenkosovo.com dhe plotësoni formën e regjistrimit.
Gjithashtu, Forumet e Gjelbra gjithashtu do të mbahen gjatë festivalit, ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë do të paraqesin trendet e fundit dhe të ardhshme të industrisë në efiçiencën e energjisë, energjinë e ripërtëritshme dhe riciklimin si dhe rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të bizneseve të gjelbra. Pjesë e festivalit do të jetë edhe pjesa e Prezantimit të Produkteve, ku kompanive pjesëmarrëse do të ju ofrohet mundësia për të prezantuar produktet e tyre.