Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka u nominua për golin e vitit nga Bundesliga.
Bayer Leverkuseni, përmes rrjeteve sociale ka kërkuar nga fansat që të votojnë për golin e Xhakës.
Mesfushori shqiptar në vitin 2024 fitoi dy tituj me Bayer Leverkusenin, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.
Në këtë gjysmë-edicion, ai ka luajtur 15 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë pesë asiste.