Për vetëm 10 minuta hajnat kanë arritur të kryejnë dy grabitje në institucione financiare në qendër të Prishtinës.
Siç ka njoftuar, Policia njëra grabitje ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu”, ndërsa tjetra në kryqëzimin e rrugës “Bill Klinton”.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë për KOHËN se rasti i parë ka ndodhur në orën 10:30, ndërsa tjetri është raportuar fiks dhjetë minuta më pas.
Për rastet, policia ka thënë se bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person që dyshohet të ketë qenë i armatosur.
“Policia ka filluar hetimet bashe me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka thënë Borovci.
Hajnat kanë intensifikuar veprat e tyre ditëve të fundit. Një ditë më parë ka mbetur i plagosur një zyrtar i policisë së Kosovës, derisa ishte duke ndaluar një vjedhje tjetër në një bankomat në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veterrnik”.