Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndodhur një grabitje në rrugën “B”, ku dy persona të armatosur dhe me masa kanë hyrë në një dyqan.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, punëtorët e dyqanit në fjalë kanë treguar se grabitësit kanë marrë para kesh nga arka.
“Rr. B, Prishtinë 26.01.2024-23:40. Tri viktima, dy femra dhe një mashkull kosovarë, punëtorë në market, kanë njoftuar se dy persona të panjohur me maska dhe të armatosur kanë grabitur para kesh nga arka dhe kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur”, është thënë në raportin e policisë.