Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në Prishtinë.
Dy viktimat meshkuj kanë raportuar në polici se përderisa ishin në vendin e tyre të punës, një person i panjohur dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të vjedhë një shumë të parave brenda atij lokacioni.
Gjatë rrugës, zyrtarët e policisë kanë tentuar ta ndalojnë të dyshuarin, por i njëjti nuk është ndalur.
Pasi i dyshuari ka dalë nga vetura, zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë, por këta të fundit kanë pësuar lëndime trupre për shkak të rezistencës së të dyshuarit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë 22.09.2020 – 02:40. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, një person i maskuar nën kërcënim të armës kishte grabitur një shumë të parave. I dyshuari pasi e kishte kryer grabitjen, e kishte goditur në kokë njërin prej viktimave pastaj me një veturë ishte larguar nga ai lokacion. I dyshuari nga njësitë policore është tentuar të ndalohet, por i njëjti nuk ishte ndalur duke i rrezikuar kështu zyrtarët policor. Pas braktisjes së veturës në një lokacion, i njëjti ka vazhduar në këmbë dhe është arritur që të arrestohet nga njësitë policore, ku si pasojë e rezistencës, gjatë arrestimit të tij kanë pësuar lëndime zyrtarët policor. Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 766 euro para kesh, dy telefona celular, dy pasaporta në emrin e tij, dhe një fishek i armës së zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore është konfiskuar edhe vetura të cilën e kishte përdorur i dyshuari.