Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një pompë të derivateve në Shakovicë të Podujevës.
Sipas policisë, të dyshuar për rastin janë tre persona, dy prej tyre ishin të maskuar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
“Shakovicë, Podujevë 10.09.2023 – 23:55. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte në vendin e punës në një pikë derivatesh, së bashku me tre dëshmitarët tjerë meshkuj kosovar, aty kishin hyrë tre të dyshuar deri me tani të pa njohur, të maskuar, dy prej tyre të armatosur dhe nën kanosjen e armëve kanë grabitur para, e me pas me një veturë kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.