Gazetari Dukagjin Gorani ka folur për tiparet që duhet t’i ketë një kryeministër i Kosovës.
Gorani në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se zgjedhja e PDK’së për Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër është shenjë e një pjekurie të një subjekti politik, që sipas tij po dërgon mesazh se stabiliteti dhe parashikueshmëria janë karakterista për udhëheqje.
“Pozicioni i kryeministrit është funksioni më i rëndësishëm i krejt vendit. Cfarë lloji i njeriut neve na vyn. Ne kemi jetuar një dramë. O po kemi luftë sot, o po kemi luftë nesër, o po na bjen Serbia sot, o po na bjen nesër.
Këtu isha dal të PDK, mendoj që përzgjedhja dhe përkrahja e Bedri Hamzës, për mu është një shenjë e një pjekurie të një subjekti i cili po mundohet me dërgu një mesazh, që stabiliteti dhe parashikueshmeria janë karakteristiak të rëndësishëm për udhëheqjen e një vendi të lirë demokratik, që nuk është në buzë të luftës”, tha Gorani.
Ai e vlerësoi Hamzën si një njeri stabil, konsistent dhe i parashikueshëm në veprimet e tij.
“Mendoj që njeriu si Bedri Hamza e personifikon saktësisht këtë lloj profili, njeri stabil, konsistent dhe i parashikueshëm në veprimet e tij”.