Google zbulon se cila metodë përdorimi e Pixel Watch ju siguron jetëgjatësi të baterisë prej 24 orëve

Google zyrtarisht thotë se mund të përfitoni 24 orë jetëgjatësi të baterisë nga bateria Pixel Watch 294 mAh dhe tani ofron një përmbledhje zyrtare se si arriti në atë numër.

Në lansimin e Pixel Watch, Google tha se “jeta maksimale e baterisë është e përafërt dhe bazohet në testimin duke përdorur pajisje dhe softuer para-prodhues”.

“Kohët e karikimit janë të përafërta. Përdorimi i disa veçorive do të ulë jetëgjatësinë e baterisë. Jetëgjatësia e baterisë varet nga veçoritë e aktivizuara, përdorimi, mjedisi dhe shumë faktorë të tjerë. Jeta aktuale e baterisë mund të jetë më e ulët”, bëjnë të ditur nga Google, raporton 9to5google.com, transmeton Telegrafi.

Artikulli “Kariko Google Pixel Watch dhe përmirëso jetëgjatësinë e baterisë” tani është përditësuar për të shpjeguar se “jeta e baterisë 24 orë bazohet në përdorimin e mëposhtëm”:Reklama

  • 240 njoftime
  • 280 kontrolle kohore
  • 5 minuta telefonatë LTE
  • Stërvitje LTE dhe GPS për 45 minuta me muzikë të shkarkuar në YouTube
  • 50 minuta navigim (Google Maps) kur jeni lidhur me një telefon nëpërmjet Bluetooth
  • Ora e konfiguruar me cilësimet e paracaktuara, duke përfshirë çaktivizimin e “Always-on”

Ky numër që rrjedh nga çaktivizimi i “Always-on” është i dukshëm, veçanërisht pasi “feed-i” i “Përditësimeve” në aplikacionin Pixel Watch i nxit përdoruesit për AOD pas konfigurimit.