Google teston versionin e ri të kërkimit me AI

Kompania teknologjike Google ka lansuar një version eksperimental të motorit të tij të kërkimit me inteligjencë artificiale. 

Ky version i ri është i disponueshëm vetëm për abonentët e Google One AI Premium, raportoi të mërkurën Reuters.

“Kemi dëgjuar nga përdoruesit se duan përgjigje të AI-së për më shumë nga kërkimet e tyre,” tha Robby Stein nga kompania. 

Google One AI Premium mund të përdoret pas një pagese prej 19,99 dollarësh në muaj dhe ofron qasje të veçantë në disa veçori të AI-së.

Me modalitetin AI, përdoruesit shohin përmbledhje më gjithëpërfshirëse të inteligjencës artificiale me vegëza për faqet e cituara të internetit.