Google tani mund të ju ndihmojë të kontrolloni gramatikën tuaj, pikërisht tek skedari i kërkimit.
Kontrolluesi gramatikor i ri i fuqizuar nga inteligjenca artificiale, e që për momentin është në dispozicion vetëm me gjuhën angleze, mund t’i ndihmojë përdoruesit të shohin se “nëse një frazë apo fjali është e shkruar në një mënyrë të saktë gramatikore, dhe nëse jo do t’i ndihmojë ata në korrigjim”.
Dhe ajo është një veçori e lehtë për t’u përdorur.
Shkruajeni një fjali ose një frazë në Google Search, duke i shtuar fjalët ”grammar check”, “check grammar” ose “grammar checker”, shkruan Mashable, përcjell Telegrafi.
Në disa raste këto fraza nuk nevojiten fare, por përdorimi i tyre do të sigurojë në shfaqjen e këtij mjeti të ri.

Nëse fraza është e shkruar në mënyrë të saktë, Google do ta shfaq një shenjë të gjelbër.
Por nëse keni nevojë për pak ndihmë, atëherë Google do ta shfaq opsionin e saktë.

Mjeti i ri është i qasshëm në të dyja versionet e Google, si në desktop ashtu edhe në telefon.