Google Photos ka njoftuar prezantimin e etiketave specifike për të theksuar nëse një imazh është redaktuar duke përdorur mjetet e Inteligjencës Artificiale (AI).
Përveç shfaqjes së imazheve të modifikuara me AI, Google Photos do të theksojë gjithashtu nëse një imazh është përbërë nga foto të shumta duke përdorur mjete jo gjeneruese.
Kjo e fundit do të përdoret në rastin e veçorive specifike të Pixel, të tilla si Best Take dhe Add Me, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se këto etiketa të AI do t’u shtohen vetëm imazheve që janë redaktuar duke përdorur mjetet e AI në Google Photos si Magic Editor dhe Magic Eraser.
Me këtë zbatim, sa herë që një përdorues përmirëson një imazh duke përdorur mjetet e AI brenda aplikacionit, Google do ta shtojë këtë informacion në të dhëna.