Aplikacion i ri i Google Photos, që ju lejon të fshihni imazhe dhe video të ndjeshme nga faqja kryesore, duke mbrojtur qasjen me një fjalëkalim ose me veçori biometrike.
”Funksioni është integruar tashmë në disa pajisje të Google dhe tani mbërrin për të gjitha pajisjet me Android 6”, ka thënë kompania.
Elementet në kartelën e bllokuar nuk do të shfaqen në rrjetin e fotografive ose në albume dhe nuk do të jenë të disponueshme për aplikacionet e tjera në pajisjen tuaj që kanë qasje në fotot dhe videot tuaja.
Në fakt është një dosje sekrete, e arritshme vetëm nga pronari i llogarisë. Për të konfiguruar këtë aplikacion ju duhet të hapni aplikacionin Google Photos dhe më pas të zgjidhni ”collection”, dhe pastaj folderin ”locked”.