Apple ka një marrëveshje me Googlen, ku gjiganti i iPhone nuk do të zhvillojë një motor kërkimi përsa kohë Google paguan për të qëndruar opsioni kryesor i kërkimit në ‘browserin’ Safari.
Një padi dërguar pranë një gjykate në Kaliforni thotë se Apple, Google dhe shefat e tyre janë përfshirë në një marrëveshje e cila dëmton ligjet amerikane të konkurrencës.
Specifikisht padia shkon për shefin e Apple, Tim Cook dhe atë të Google, Sundar Pichai, për takime sekrete ku Google kishte rënë dakord të ndante fitimin me Apple nëse trajtohet preferencialisht në pajisjet iPhone dhe iPad.
Nuk përbën sekret fakti se Apple dhe Google kanë një marrëveshje monetare ku që dy palët përfitojnë.
Në 2020-n, New York Times raportoi se Apple merr mes 8 deri në 12 miliardë dollarë në vit për ta bërë Google motor kërkimi kryesor.