Google më në fund po lanson reagimet ‘emoji’ në platformën e saj Google Meet. Tani në platformën e video-konferencave mund të dërgoni në heshtje reagimet te kolegët gjatë telefonatave.
Sidoqoftë, emoji-t nuk qëndrojnë statike ashtu sikurse në Zoom, transmeton Telegrafi.
Siç shihet në një imazh, një linjë reagimesh të përdorura gjatë telefonatës do të shfaqen në anën e majtë të ekranit.

Figurat e vegjël ‘emoji’ do të shfaqen gjithashtu në këndin e sipërm majtas të pllakës së videos, kështu që do të shihni se kush reagoi me çfarë.
Si fillim, Google prezanton disa emoji të caktuara, ndonëse nuk është gama e plotë e reagimeve të ‘emoji-t’ që ofron Zoom, por është ende një fillim.