Goli i Vedat Muriqit nuk i mjafton Mallorcas

Vedat Muriqi ka vazhduar me paraqitje të mirë në elitën e futbollit të Spanjës.

Muriqi debutoi me gol në ndeshjen e parë në La Liga, ndërsa realizoi edhe të dielën mbrëma kundër Real Betisit.

Mallorca nuk arriti që ta ruajë rezultatin dhe Real Betisi vendës fitoi në fund me rezultatin 2:1.

Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 21-të të elitës së futbollit spanjoll.

Reprezentuesi i Kosovës, Muriqi, e shënoi golin e barazimit në minutën e 75-të të ndeshjes. Goli i tij me kokë ishte mjaftë i bukur.

Muriqi golin e parë në La Liga e shënoi kundër Cadizit në fitoren 2:1, ndërsa kundër Athletic Bilbaos asistoi në fitoren 3:2.

Mallorca pas 24 ndeshjeve të luajtura ka 26 pikë dhe pozicionohet në vendin e 16-të.

Real Betisi është i treti në tabelë me 46 pikë në 25 ndeshje.