Neymari ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me golin ndaj Kroacisë. Ai tani i ka 77 gola për Brazilin.
Tani e ndan vendin e parë në listën e realizatorëve më të mirë në histori të Brazilit. 77 gola i ka edhe legjendari Pele.
I treti në listë është Ronaldo me 62 gola.

Neymari ka arritur shifrën e 77 golave në 124 ndeshje. Pele e ka mbyllur karrierën ndërkombëtare me 77 gola e 92 ndeshje.