Golden Eagle Ylli doli fitues në edicionin e parë të Ligës Unike duke e mposhtur Pejën me rezultat 79:82.
Klubi nga Suhareka, përveç çerekut të parë që përfundoi me rezultat 27:19, në favor të klubit nga Peja, të tre çerekët e tjerë i fituan me rezultat 14:19, 24:28, 14:16.
Lojtari më efikas në radhët e Yllit, Kastrati me 21 pikë, pesë kërcime dhe një asistim.
Ndërkaq lojtari më efikas në radhët e Pejës është Walton, me 25 pikë, 10 kërcime dhe gjashtë asistime.