Glauk Konjuvca U.D i Presidentit


U.d. Presidentja e deritanishme e Kosovës, Vjosa Osmani në përputhje me nenin 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sot ia dorëzoi detyrën e u.d. Presidentit Glauk Konjufca.

Pasi që e ka uruar për detyrën, Osmani e ka njoftuar Konjufca për punët që janë bërë nga Presidenca nga nëntori i vitit të kaluar e deri tash. Ajo, gjithashtu e ka njoftuar Konjufca edhe për punët që janë në proces, duke i ofruar mbështetje në punën e mëtejme.