Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sot dëgjohen dëshmitarët e parë

Në gjykimin e sotëm të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, sot fillon procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve.

Në njoftimin e Gjykatës Speciale është bërë e ditur se seanca gjyqësore pritet të fillojë në orën 09:00.

Seanca pritet të transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për publikun.

Seanca të tilla pritet të ketë më 11, 12 dhe 13 prill.

Seanca pritet të ketë më pas më 17, 18, 19 dhe 20 prill.

Ndryshe ky proces gjyqësor nisi dy vjet e gjysmë më vonë, pas mbajtjes në paraburgim në Hagë, të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Aktakuza e ZPS-së, e ngritur më 30 shtator të vitit 2022, i ngarkon Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin me akuzat për ndërmarrje të përbashkët kriminele, vepër kjo që, sipas prokurorisë, e kishte “qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën, nëpërmjet metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”, në periudhën midis marsit të vitit 1998 e shtatorit të vitit 1999, në vende të ndryshme të Kosovës.