Gjykata penale e Tiranës cakton burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11mijë e 300 doza ekstazi.
Arrest në burg u caktua për dy kosovarët Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.
Një prej të cilëve, Besnik Mujeci aktivist i Vetvendosjes. Gjyqtari Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli. /ABCNews/
