Gjykata Themelore e Gjakovës ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji pronarit të lokalit në Malishevë, në të cilin dyshohet se u helmuan 205 qytetarë.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Gazetën Insajedri zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Lekë Muqaj, i cili ka thënë se K.Sh. dyshohet për veprën penale “prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”.
Masa e paraburgimit të dyshuarit do t’i llogaritet nga 13 tetori.
Nga Qendra Klinike Mjekësore Familjare në Malishevë kanë bërë të ditur se deri më tani, 205 qytetarë me shenja helmimi kanë kërkuar ndihmë mjekësore.