Dy vëllezër nga Kukësi dyshohet se abuzuan seksualisht me 20-vjeçaren nga Klina e cila ishte zhdukur.
20-vjeçarja ishte me probleme mendore dhe fizike, ndërsa dy vëllezërit do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Vendimi është dhënë nga Gjykata e Kukësit një ditë më parë.
Gazeta Sinjali dy ditë më parë ka raportuar për vajzën e zhdukur, ku ka biseduar edhe me prindin e saj.
20-vjeçarja nga fshati Volljakë i Klinës ishte zhdukur edhe para më shumë se një viti, ndërsa kur ishte gjetur nga Policia, kishte tentuar t’ia vë flakën vetës.
Arrestimi i dy vëllezëve nga fshati Lojme i Kukësit (njëri 31 vjeç e tjetri 24) u bë pasi dyshohet se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale me 20-vjeçaren, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.