Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, është shprehur i shqetësuar nga heshtja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për cenimin e sovranitetit të Kosovës nga Serbia.
Ai ka reaguar ashpër në faqen e tij në Facebook duke i kërkuar përgjegjësi shefes së BE në Kosovë, Natalyie Apostolova.
“Ju zonjë nëse nuk jeni e zonja për të bërë punën tuaj – atëherë lirojeni detyrën! Heshtja e juaj është shprehje e pajtueshmërisë me veprimet armiqësore të Serbisë, prandaj prezenca juaj në Republikën e Kosovës është e dëmshme”, ka shkruar Gjoshi.
Deklarata e plotë e Betim Gjoshit:
ZONJA APOSTOLOVA PËRSE PO HESHTNI?
Zonjë nese nuk jeni e zonja për të bërë punën tuaj – atëherë lirojeni detyrën!
Sot, Serbia po cenon hapur sovranitetin e shtetit të Kosovës, por Apostolova nuk gjen fjalë për të raguar. E çuditshme, kjo zonje din të reagoj edhe aty ku nuk i takon!
A mos ndoshta jeni në karantinë zonja Apostolova? Por, edhe nëse jeni ju mund të shkruani disa fjalë që kundërshtojnë mësymjen e Serbisë kundër Kosovës në këtë kohë pandemie.
Ju zonjë nëse nuk jeni e zonja për të bërë punën tuaj – atëherë lirojeni detyrën! Heshtja e juaj është shprehje e pajtueshmërisë me veprimet armiqësore të Serbisë, prandaj prezenca juaj në Republikën e Kosovës është e dëmshme.
Ju përfaqësoni Bashkimin Evropian dhe ju duhet të na tregoni se punëdhënësit tuaj nuk janë dakord me këto veprime të Serbisë. Heshtja juaj po krijon dy realitete dhe një standard të dëmshëm për të ardhmen e Kosovës.
Ju zonja Apostolova duhet të reagoni fuqishëm dhe të dënoni politikën destruktive të Beogradit brenda territorit të Kosovës. Ju duhet të dëshmoni në vepër premtimet e përhershme për të integruar Kosovën, në të kundërtën – ju duhet të shkoni.