Ministria e Punëve të Jashtme të Bjellorusisë ka publikuar një foto nga vendi ku pritet të zhvillohen negociatat e sotme mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Në Bjellorusi, gjithçka është gati për të pritur negociatat Rusi-Ukrainë. Në pritje të mbërritjes së delegacioneve”, thuhet në postimin e ministrisë në faqen zyrtare në Twitter.
Takimi mes Rusisë dhe Ukrainës vjen pasi që dje presidenti ukrainas pranoj të takohet me autoritetet ruse, shkruan The Guardian.
⚡️🇷🇺🇧🇾🇺🇦In Belarus, everything is ready to host Russia-Ukraine negotiations. Waiting for delegations to arrive pic.twitter.com/WSnPMyChwg
— Belarus MFA 🇧🇾 (@BelarusMFA) February 28, 2022
Të dy delegacionet kanë rënë dakord që të takohen pa parakushte.
Takimi do të zhvillohet në Pripyat të Bjellorusisë.