Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se do ta respektojnë Gjykatën Kushtetuese, por që nuk pajtohet plotësisht me vendimin e tyre për dërgimin e vendit në zgjedhje.
“Vendimet duhet të respektohen dhe këtë e kemi bërë zakonisht. Por na lejohet mendimi ndryshe. Nuk duam të bëhemi sikur vendet e pazhvilluara që nuk kanë demokraci e që nuk kanë respektuar vendimet”, thotë ai.
“Megjithatë besoj që janë bërë 2 gabime, një në 2014 që i kushtoi vendit dhe tash. Besoj se shkakton probleme të mëdha por ka vendosur precedent. Nuk jam profet. Por jam i bindur që ka gabime në vendimin e gjykatës që megjithatë ne e respektojmë. Nuk shkuam në zgjedhje pasi nuk mundëm të shpallim presidentin, por pasi që na dërgoi Gjykata Kushtuese”, shtoi ai.