Gjilani negativ në teste, gjithçka gati për duelin e shumëpritur

Gjilani sot zhvillon njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në histori të klubit.

Nënkampioni i Kosovës do të ballafaqohet me skuadrën qipriote APOEL Nicosia në kuadër të rundit të parë kualifikues në Evropa Ligë.

Tashmë skuadra e gjilanasve ka pranuar edhe rezultatet e testeve të bëra për COVID-19 në Tiranë, të cilat kanë dalur negativ.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Sport Club “Gjilani” njofton se pas testimeve të djeshme në laboratorin e licensuar të UEFA-së, në Shqipëri “Synlab”, e gjithë skuadra e Gjilanit ka rezultuar negativ.

Pas konfirmimit të rezultateve sot, skuadra e Gjilanit merr dritën e gjelbërt që në mbrëmjen e sotme të zhvilloj takimin e rundit të parë në Europa Ligë, kundër APOELIT të Nikozisë.

SC Gjilani
Gjilan, 27 Gusht