Gjilani është dënuar me tri ndeshje pa praninë e shikuesve si dhe nuk do të mund t’i luajë ndeshjet si vendas në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Por, Komisioni Disiplinor i FFK-së të enjten në vendin e tij ia ka lejuar Gjilanit të luaj ndeshjet në Gjilan, por në fushën me bari sintetik apo edhe në ndonjë terren tjetër.
Gjilani të mërkurën humbi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 nga Ballkani pas incidentit të rëndë që ndodhi javën e kaluar.
Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri u sulmua fizikisht nga dy huliganë. Njëri rrëzoi, ndërsa tjetri goditi me shqelm.
Për sulmin ndaj Frashërit numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë të mërkurën.