Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një vajzë 21-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi u detyrua që të kryejë marrëdhënie seksuale me një person.
Vajza ka rrëfyer detaje të tmerrshme sesi i dyshuari e ka filmuar aktet e tij të shëmtuara me të, vetëm e vetëm që ta mbajë në grusht viktimën, duke e kërcënuar, kushtëzuar e shantazhuar.
Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë hetuesve policorë, i dyshuari i ka kërkuar edhe të holla vajzës, rreth 1 mijë euro, me kusht që pamjet që i posedonte të mos publikoheshin.
Si rezultat i denoncimit, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë vënë në lëvizje për ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti, sipas Sinjalit, transmeton Gazeta Stop.
Pas përfundimit të procedurave policore, hetimet kanë nisur në drejtim të dy veprave penale ‘Dhunim’ dhe ‘Shantazh’.