Gjilan, 14 persona vazhdojnë të mbesin në vetizolim

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka bërë të ditur se lista e kontaktit nga personi i mbrëmshëm me Covid-19, ka rezultuar negative, ndërsa nga 21 rastet për ritestim tashmë shtatë janë negative.

“Nesër pritet ritestimi për shërimin e tyre të plotë, ndërsa 14 persona vazhdojnë të mbesin në vetizolim pa simptoma”.

Haziri u ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me zbatimin e rekomandimeve shëndetësore për bartjen e maskave dhe mbajtjen e distancës sociale, si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sot në nivel vendi janë konfirmuar 29 raste të reja me Covid-19 dhe 22 të shëruar.