Gjesti ka befasuar mbrëmë banorët me një veprim të papritur.
Këngëtari vendosi që t’i dhuronte puthje të pafundme Rovenës në prezencë të banorëve të tjerë, ku ishte e pranishme po ashtu edhe Xheneta.
Derisa po qëndronin në oborrin e shtëpisë dhe po bënin diskutimet e tyre të përditshme, Gjesti iu afrua për një moment këngëtares.
https://www.youtube.com/embed/lNJPyK43X1M?si=nFl5mEQFp78wjG3L
Ai e shtrëngoi fort atë, derisa i dhuroi puthje të njëpasnjëshme Rovenës.
Pas disa çasteve, ai u thoshte banorëve se nuk e dinte se pse e bëri këtë veprim.
“Nuk e di çka pata, a më mori malli për Xhenetën a nuk e di”, i thoshte ai kamerës.
Xheneta më pas i reagoi në mënyrë indirekte duke i thënë se nuk ishte kujtuar që ta pyeste se pse ajo vendosi të largohej nga ai.