Gjermania synon të rimëkëmbet nga pandemia me pako 130 miliardë euroshe

Kancelarja Angela Merkel ka thënë se konservatorët që ajo udhëheq dhe socialdemokratët, partitë partnere në koalicion, janë pajtuar të mërkurën për një pako në vlerë prej 130 miliardë eurove për të shpejtuar rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së koronavirusit.

Partnerët e koalicionit qeverisës kanë qartësuar edhe dallimet që kishin për stimujt në blerjen e veturave të reja dhe për lehtësimet për borxhet e komunave, duke hapur rrugën për një program fiskal shumë më të lartë se pakot e ngjashme që kanë partnerët e shtetit në kuadër të eurozonës.

Deri tash në Gjermani janë regjistruar 184 mijë të infektuar, ndërsa kanë vdekur 8600 persona.